Është shkatërruar një grup që ka shitur kovid-teste të rrejshme

Sektori për polici kriminaliste në koordinim me sektorët për punë të brendshme Shkup, Manastir, Tetovë dhe Kumanovë sot realizoi bastisje në 11 lokacione dhe arrestoi shtatë persona nën dyshimin për shitje të kovid-testeve të rrejshme, njofton Portalb.

Siç kumtoi MPB-ja, gjatë bastisjeve janë sekuestruar celularë, kompjuterë personalë, lap top kompjuterë, kartela memorie, 118 bllanko marrëveshje, 13 të plotësuara me të dhëna të ndryshme, katër PCR-teste negative, vula, faksimil nga noterë austriak dhe tjetër dokumentacion.

Pas dokumentimit të rastit, deri tek prokuroritë kompetente do të dorëzohen kallëzime penale adekuate sipas nenit 378 nga Kodi Penal për falsifikim të dokumentacionit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button