Lustrohen edhe tre bashkëpunëtorë të shërbimeve

Dy funksionarë aktualë dhe një i mëparshëm janë shpallur për bashkëpunëtorë të shërbimeve sekrete nga ana e Komisionit për Verifikimin e Fakteve. 

Sipas burimeve brenda Komisionit, bashkëpunëtori i parë është profesor në Institutin për Letërsi dhe Lekturë në Universitetin e Riekës dhe anëtar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Maqedonisë. 

Ai ka vepruar nën emrin “Gogol” dhe ka qenë bashkëpunëtor aktiv nga viti 1985 deri në vitin 1995.  

Për bashkëpunëtor është shpallur edhe një anëtar i Këshillit Drejtues të Spitalit Klinik të Manastirit, i cili kishte pasur kontakte me shërbimet sekrete që në kohën kur vijonte studimet e mjekësisë.  

Nga viti 1976 deri në vitin 1990, ai kishte qenë bashkëpunëtor nën pseudonimin “Viktor”, bëjnë të ditur nga Komisioni. 

Personi i tretë është një ish-ndihmës ministër i Punëve të Jashtme, i cili kishte qenë në lidhje operative dhe miqësore me shërbimet, që në kohën kur vijonte studimet në vitet e 60-ta në Gjermani. 

Ai kishte pasur pseudonimin “Ekonomist” dhe ishte aktivizuar në vitin 1981./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button