Berisha “urdhëron” regjistrimin e ekipeve kosovare në Shqipëri

Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka kërkuar hapa konkretë për realizimin e Ligës Mbarëkombëtare në futboll.

Berisha në mbledhje të Qeverisë, i ka kërkuar ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Aldo Bumçi, që qytetet e Shqipërisë të nisin regjistrimin e klubeve sportive nga Kosova. 

Berisha javë më parë riaktualizoi idenë për themelimin e një lige mbarëkombëtare të futbollit, në të cilën do të paraqiteshin ekipe nga Shqipëria, Kosova, por edhe nga vendet e tjera të banuara me shqiptarë. Deklarata e tij nga disa u vlerësua si marketing politik.

Federatat e futbollit në Shqipëri e Kosovë vlerësuan se për organizimin e Ligës Mbarëkombëtare ka pengesa statutare në FIFA e UEFA.

Lajme të ngjashme

Back to top button