Në Haraçinë u themelua dega e RDK-së

Në Haraçinë u themelua dega e RDK-së dhe strukturat udhëheqëse ku me votim unanim, 50 kuvendarët kanë zgjedhur për kryetar të degës Fekri Bilalli, informojnë nga RDK.

Bilalli ka falënderuar kuvendarët për mbështetjen e dhënë nga ana e tyre, dhe ka premtuar se “do të angazhohet dhe do të punojë për të mirën e shqiptarëve në Haraçinë dhe Maqedoni”.

“Falënderoj kuvendarët dhe strukturat partiake për besimin e dhënë, këtë besim do ta arsyetoj me punë dhe angazhim maksimal së bashku me bashkëmendimtarët e mi, dhe do të angazhohemi që të punojmë për shqiptarët të jetojnë në Haraçinë dhe më gjerë”, ka theksuar Bilalli.
Në kuvendin themelues, ka marrë pjesë edhe kryetari i partisë, Rufi Osmani.

Ai ka uruar kryesinë e porsaformuar të degës së RDK-së në Haraqinë, kurse në fjalimin e tij ka shpalosur edhe rezultatet e arritura të RDK-së në përfaqësimin e saj në pushtetin lokal dhe është ndalur në çështje të caktuara politike.

Ai ka njoftuar të pranishmit se në të gjitha degët tashmë të themeluara të RDK-së në komunat me shumicë shqiptare, janë në vazhdë aktivitetet intensive për zgjedhjet e radhës lokale, duke inkurajuar aktivistët e degës së porsaformuar të RDK-së në Haraçinë, që me përkushtim dhe entuziazëm, sa më shpejtë edhe ata të kapin tempin e kolegëve të tyre në degët tjera.

Në kuvendin themelues të degës së RDK-së në Haraçinë, morën pjesë edhe deputeti Izet Zeqiri dhe nënkryetarët Gikten Haziri dhe Artan Dika.

Në ditët në vazhdim, është në plan themelimi edhe i disa degëve të RDK-së në komuna të tjera me shumicë ose me numër të konsiderueshëm shqiptarësh.

Lajme të ngjashme

Back to top button