Banda maqedonase ka rrahur brutalisht të riun shqiptar në Shkup (FOTO)

I riu shqiptar 18 vjeçar, Isuf Islami nga lagja e Dizhonit është rrahur brutalisht nga një grup prej 12 personash të nacionalitetit maqedonas në lagjen Lisiçe të Shkupit ne sonte në ora 01:30 pas mesnate.  

Burime për Portalb thonë se ai ka qenë me dy shokë të tjerë, pasi që shokët e tij janë larguar ai ka mbetur vetëm dhe i janë afruar te ai një grup prej 12 personave duke e pyetur se çfarë nacionaliteti është. 

Pasi që u ka treguar se është shqiptar, njëri prej tyre e ka goditur me shkop bejsbolli duke e shtrirë atë për toke. Atë e kanë rrahur deri sa ka humbur vetëdijen.

Ai pavetëdije është dërguar në spital pasi që një kalimtar rasti e kishte gjetur atë për toke me lëndime të rënda trupore. Është lajmëruar edhe policia ndërsa nga Spitali shtetëror thonë se atij ia kanë thyer nofullën e poshtme, kockën ballore dhe i ka të dëmtuara unazat e qafës dhe ashtin kurrizor.

Portalb kontaktoi policinë por ata janë të pakapshëm në orët e vona të natës. Prononcim nga MPB do të kërkojmë brenda ditës. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button