RMV, KRRE propozoi të zgjerohet përfshirja e kategorive të rrezikuara që do të subvencionohen për pagesën e energjisë elektrike

Komisioni Rregullator për Energjetikë i propozoi Ministrisë së Ekonomisë  që të zgjerohet përfshirja e kategorive më të prekura, që do të marrin ndihmë për pagesën e faturave të energjisë elektrike. Bëhet fjalë për një iniciativë të Rregullatorit i cili përgatiti propozimin në bashkëpunim me Elektrodistribuimi, me rekomandim të komunitetit të energjisë, në mënyrë që të zvogëlohet varfëria energjetike te familjet që nuk janë në gjendje të plotë financiare të paguajnë faturat e energjisë elektrike, shkruan Portalb.mk.

“Propozimi përfshin parime në bazë të të cilave mund të definohen kriteret sipas të cilave do të përcaktohen konsumatorët, gjegjësisht familjet që do të hyjnë në kategorinë e konsumatorëve prekur. Me këtë, ne praktikisht dhe zyrtarisht fillojmë iniciativën me të cilën duam të rrisim përfshirjen e familjeve që nuk mund të paguajnë plotësisht faturat e energjisë elektrike ose shumica e të ardhurave të tyre shkojnë për të paguar faturat. Qëllimi është të subvencionohet një shumë e caktuar nga ana e shtetit që të kapërcehet ky problem”, tha Marko Bislimoski, kryetar i Komisionit Rregullator për Energjetikë.

Me propozimin, në mënyrë shtesë do të përfshihen:

  • Familjet që marrin ndihmë të përhershme sociale në përputhje me ligjin,
  • Familje që nuk kanë asnjë të punësuar,
  • Familjet të cilët nuk janë përfitues të ndihmës së përhershme financiare sociale dhe nuk kanë burim tjetër të të ardhurave,
  • Familjet që kanë person të papunësuar shfrytëzues të kompensimit financiar për papunësi nga Agjencia për Punësim, që sillet në shumën e ndihmës së përhershme financiare sociale dhe është e vetmja e ardhur e familjes.
  • Për familjet me më shumë se dy anëtarë në të cilat ka një pensionist që merr pension minimal dhe është e vetmja e ardhur e familjes,
  • Familjet me më shumë se dy anëtarë në të cilat ka vetëm një të punësuar me pagë minimale, shuma e së cilës është në shumën e ndihmës sociale dhe asnjë të ardhur tjetër në familje,
  • Familjet që nuk kanë asnjë të punësuar nga 1 prilli 2020 shfrytëzues i kompensimit financiar për papunësi nga Agjencia për Punësim, që sillet në shumën e ndihmës së përhershme financiare sociale dhe në familje ka të ardhura shtesë në shumën e pagës minimale, përfshirë kohëzgjatjen e pandemisë.

Zgjerimi i grupeve ekzistuese të konsumatorëve të prekur është një iniciativë e bazuar në parimet e Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë me bazë në Vjenë për mbrojtjen e energjisë sociale të konsumatorëve të rrezikuar. Kohët e fundit, drejtori i Sekretariatit, Janez Kopaç, theksoi se është e nevojshme të sigurohet mbrojtja e konsumatorëve të prekur. Në bisedën telefonike që Kopaç bëri me Bislimoskin disa muaj më parë, ai theksoi se legjislacioni kombëtar përfshin rregulla në lidhje me varfërinë energjetike, të cilat i japin shtetit mundësinë të subvencionojë një pjesë të faturave të energjisë elektrike për kategoritë më të rrezikuara.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button