RMV, nesër do të mbarojë afati për marrjen e mbështetjes financiare deri 21.500 denarë në kuadër të Ministrisë së Kulturës

Qytetarët do të mund të aplikojnë deri nesër për të marrë mbështetje financiare në vlerë prej 14,500 denarë deri 21,500 denarë nga Ministria  e Kulturës, transmeton Portalb.mk.

“Thirrja publike zgjatë deri 19.12.2020, ndërsa të gjithë personat e interesuar në email adresën e Ministrisë së Kulturës [email protected] duhet të dorëzojnë Kërkesë për marrjen e mbështetjes financiare të artistëve dhe të punëtorëve të kulturës dhe Deklaratë për plotësimin e kushteve për marrjen e mbështetjes financiare (Formulari i Kërkesës dhe Formulari i Deklaratës)”, njoftojnë nga Ministria e Kulturës.

Qytetarët mund të fitojnë mbështetje financiare prej 14,500 denarë nëse sivjet prej muajit janar deri në gusht kanë realizuar të ardhura deri 80 mijë denarë, nëse të ardhurat janë deri 60 mijë denarë mund të marrin 18 mijë denarë në muaj, ndërsa 21.500 denarë mund të marrin nëse kanë të ardhura deri 40 mijë denarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button