Destani: Nëse Daçiq voton në Mitrovicë, Thaçi të votojë në Preshevë!

“Utopike do të ishte votimi i Ivica Daçiqit në Kosovë, sepse ai nuk ka të drejtë të votojë në dy shtete, në Serbi dhe Kosovë. Por, nëse eventualsiht ai do të votonte në Mitrovicë edhe kryeministri kosovar apo ndokush tjetër nga qeveria e Kosovës edhe fare pa lindur në Serbi, duhet të votojë në Preshevë, sepse ata ashtu kështu me gojë shpesh i thonë Kosovë Lindore. Dhe ky votim do të ishte normal dhe konform reciprocitetit”, ka deklaruar për agjencinë e lajmeve “Presheva jonë” dr. Skender Destani (BDL) nënkryetar i komunës së Preshevës.

“Dëshiroj që të mundësohet kjo e drejtë dhe ftoj të gjithë serbët që kanë prejardhje nga Kosova, sikur unë, të bëjnë përpjekje, që me ndihmën e Zyrës për Kosovë, të provojmë që sa më shumë njerëz që janë shpërngulur të dalin në zgjedhje dhe të japin kontributin për çështjen serbe në Kosovë”, ka thënë kryeministri serb gjatë një konferencë shtypi, transmetojnë mediat serbe.
Sipas liderëve të Luginës së Preshevës, Daçiq këtë lojë apo taktikë politike mund ta “justifikoj” duke e shfrytëzuar rastin se është lindur në Prizren.

“Sikur kryeministri kosovar Hashim Thaçi të kishte lindur në diku në tokat shqiptare, ta zëmë në Nish, edhe ai sigurisht do të kishte mundësi të votonte në Preshevë…”, ka deklaruar Destani.

Lajme të ngjashme

Back to top button