Zaharieva për Welt: Nuk është e vërtetë që ua mohon identitetin maqedonasve, mbi 80.000 maqedonas kanë marrë nënshtetësi bullgare 10 vitet e fundit
Maqedonia e Veriut e politizon çështjen e komisionit të përbashkët të historisë, e bllokon zhvillimin e Korridorit 8 dhe investimet bullgare në vend, gënjen se Bullgaria ia mohon identitetin dhe gjuhë dhe e feston diktatorin e “errët” Tito, akuzon ministrja e Jashtme, Ekaterina Zaharieva në intervistë për gazetën gjermane Welt, të publikuar sot, me titull: “Sikur në Berlin të festohej dita e vdekjes së Hitlerit”, transmeton Portalb.mk.
Duke bërë thirrje që të qetësohen emocionet me dy vendet dhe të zhvillohet debat konstruktiv, Zaharieva thotë se nuk e ka të qartë se si në Maqedoninë e Veriut mund të festohet 40 vjetori i vdekjes së diktatorit të “errët” Tito.
E pyetur se pse vendi i saj bllokon fillimin e negociatave të Maqedonisë së Veriut me BE-në, Zaharieva renditi një sërë arsyesh, duke filluar nga Marrëveshja për Fqinjësi të Mirë.
“Debati publik zhvillohet vetëm rreth çështjes së historisë. Marrëveshja ua lë këtë çështje historianëve. Për këtë, kemi formuar komisioni të historisë me ekspertë nga të dyja palët. Por, puna e tij ishte ndërprerë prej Qeverisë në Shkup prej më shumë se një vite, me një sqarim se do të kenë zgjedhje. Por, komisioni nuk guxon të instrumentalizohet në mënyrë politike. Në Bullgari në atë periudhë kemi pasur dy herë zgjedhje. Edhe unë nuk mund ta imagjinoj që një komisioni të historisë mund t’i thuhet “ndaloni me punë”, sepse kemi zgjedhje. Komisioni është i pavarur dhe nuk guxon të marrë udhëzime nga Qeveria. Por historia nuk është pika e vetme”, tha Zaharieva.
Në pyetjen e gazetarit se a është e saktë që Bullgaria këmbëngul në qëndrimin se gjuha maqedonase është dialekt i bullgarishtes, Zaharieva është përgjigjur:
“Tema më e vështirë janë akuzat e pasakta që dëgjohen një kohë më të gjatë se ua mohojmë të drejtën e vetpërcaktimit maqedonasve. Apo të drejtën që ta quajnë gjuhën e tyre siç ata dëshirojnë. Por, vendet nuk njohin gjuhë apo kombe, por vetëm shtete të tjera. Pajtohem (me zëvendëskryeministrin Nikolla Dimitrov) se çdo komb ka të drejtë për vetpërcaktim. Por nuk pajtohem me pretendimin se ne ua mohojmë atë të drejtë. Ajo nuk është e saktë. Kuptohet se tingëllon tmerrshëm nëse një vend i mohon të drejtën e vetpërcaktimin cilit do vend tjeër. Por, e kundërta është e saktë. Në dhjetë vitet e kaluara 88.450 maqedonas kanë marrë nënshtetësi bullgare në bazë të prejardhjes së tyre. Ata janë nënshtetas bullgar dhe evropian. Ato kanë të drejtë në vepërcaktim. Por, çdokush i cili sot në Maqedoninë e Veriut definohet si qytetar me rrënjë bullgare, aty edhe më tej janë të diskriminuar. Para rreth dy javë më parë, disa grupe publikuan të dhënat dhe adresat e këtyre njerëzve, në disa raste madje i kërcënonin se do ti varin”, tha Zaharieva për Welt.
Në pyetjen nëse ka shpresë që të gjendet kompromis deri në fund të vitit, kur përfundon kryesimi gjerman me BE-në, Zaharieva u përgjigj me citat nga presidenti francez” “Cilësia është më e rëndësishme nga shpejtësia e procesit” dhe kërkoi të ndalet “urrejtja.
Kujtojmë se, Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria kanë tensionuar raportet muajve të fundit, për shkak të kontesteve historike. Sofja zyrtare kërkon që Shkupi t’i pranojë kërkesat bullgare se gjuha maqedonase është normë e asaj bullgare dhe se kombi maqedonas është krijuar nga Tito. Paraprakisht, në një dokument gjashtë faqe, me arsyetime të gjata historike për “ideologji shtetërore antibullgare” në Maqedoninë e Veriut, Bullgaria u dërgoi memorandum sqarues vendeve anëtare të BE-së në prag të vendimit për fillimin e negociatave me Unionin.
Ky kontest ka bllokuar procesin eurointegrues të vendit, me çka Bullgaria i vendosi dy here veto Maqedonisë së Veriut, një herë në këshillin e ministave të Jashtëm të BE-së si dhe në Këshillin për Punë të Përgjithshme të BE-së, duke penguar në këtë mënyrë miratimin e kornizës negociuese për fillimin e negociatave të vendit me BE-në. Për zgjidhjen e kontesteve të historisë, komisioni maqedono – bullgar ka mbajtur takime, po nuk kanë arritur të gjejnë zgjidhje. Palët kanë mosmarrëveshje më së shumti rreth identitetit të figurave historike të Mbretit Samoil dhe Goce Delçevit.
- LEXO: Zaharieva tha se nuk do të ketë “po” nga Bullgaria për RMV-në pa përfshirjen e garancive në kornizën negocieuese
- LEXO: Kryetari i PE-së Sasoli: Për ruajtjen e kredibilitetit të saj në Ballkanin Perendimor BE-ja duhet ta mbajë fjalën për Maqedoninë dhe Shqipërinë
- LEXO: Mesazhi i kryeministrit Zaev pas vetos bullgare (VIDEO)
- LEXO: Buçkovski: Na pret sfidë serioze për implementimin e marrëveshjes me Bullgarinë, por jam i bindur se do të gjejmë zgjidhje
- LEXO: Ambasadori holandez në RMV: Është e pamundur të thuhet nëse do të fillojnë negociatat deri në fund të vitit, por të gjithë shpresojmë
- LEXO: Ambasadorët e BE-së sot do të zhvillojnë takim për çështjen e zgjerimit, përpjekje që Bullgaria të lëshojë pe karshi RMV-së
- LEXO: Merkel: Nuk e dimë nëse Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut do të merren vesh gjatë presidencës gjermane
- LEXO: Borisov: Është i mundur kompromisi, por duhet të njihet edhe historia
- LEXO: Reeker i dërgoi letër Zaevit: Çështjet bilaterale të zgjidhen jashtë procesit të eurointegrimit, SHBA ju mbështet
- LEXO: Pendarovski: Shanset për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë janë minimale
- LEXO: Zaev: Bullgaria nuk është fashiste, pushtetet ish-Jugosllave na mbajtën të ndarë
- LEXO: Bullgaria me tri kushte për kornizën negociuese për Maqedoninë e Veriut
- LEXO: Takimi në Berlin me Dimitrovin, Osmanin dhe Zaharievën ka zgjatur pesë orë, Zaharieva: Nuk jemi në gjendje të miratojmë kornizën për MV