RMV, është ulur çmimi i benzinës, ai i naftës mbetet i njëjtë
Sipas vendimit të fundit, çmimi me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-98 do të ulet për 1,50 denarë për litër dhe do të kushtojë 61 denarë për litër.
Çmimi me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-95 do të zvogëlohet për një denarë për litër dhe do të shitet për 59,50 denarë për litër.
Ndërkohë, çmimi i naftës mbetet i njëjtë, gjegjësisht 53 denarë për litër.