Bleona feston me Ben Affleck
Ceremonia e ndarjes së çmimeve kinematografike , “Golden Globe Awards”, që u zhvillua mbrëmë në Los Angelos, shpërbleu mes tjerësh edhe aktorin Ben Affleck.
“Të dashur miq, a e shijuat mbrëmë ceremoninë e “Golden Globes”? Unë kisha kënaqësinë të festojë me fituesin e shpërblimit “Regjisori më i mirë”, Ben Affleck. Ju dua të gjithëve,” ka shkruar Bleona në rrjetet sociale, krahas publikimit të fotografisë me aktorin e njohur.
Filmi “Argo” ishte fituesi surprizë i Globit të Artë, pasi i takoi çmimi si filmi më i mirë dramë dhe Affleck fitoi Globin e Artë për regjinë më të mirë./Portalb