Mbaroi java e pestë e LK, disa ekipe u kualifikuan, disa të tjera do të tentojnë deri në javën e fundit

Sot u zhvilluan tetë ndeshjet e javës së pestë në katër grupet e Ligës së Kampionëve, ku u përcaktuan disa ekipe që do të vazhdojnë garën për pjesën tjetër të kampionatit, derisa disa ekipe edhe u eliminuan, transmeton Portalb.mk.

Sevilla, përkundër humbjes nga Çelsi, nga java e kaluar e ka siguruar kualifikimin për pjesën tjetër bashkë me fituesin e ndeshjes së sotme. Garat në këtë kampionat nga ky grup i kanë mbaruar Renes dhe Krasnodar.

Borusia Dortmund përkundër barazimit me Lazion, do të kualifikohet, ndërsa Lazio nuk duhet të humb në javën e gjashtë kundër Club Brugge që është vetëm dy pikë pas Lazios. Zenit në këtë grup tashmë është eliminuar nga gara.

Barcelona dhe Juventusit me fitoret e tyre kundër Ferencvarosit, gjegjësisht Dinamo Kievit, e konfirmuan se janë lider të grupit, duke siguruar kualifikimin.

Në grupin H, fitorja e Leipzig kundër Istanbul Basaksehir dhe fitorja e PSG kundër Mançester U, ka rritur mundësit për kualifikim për dy fituesit. Në këtë grup, Mançesteri, PSG dhe Leipzig kanë nga nëntë pikë, derisa Istanbul tashmë është e eliminuar. Në javën e gjashtë Leipzigu do të pret Mançesterin, ku do të përcaktohet edhe ekipi që do të kualifikohet

Deri më tani kualifikimin e kanë siguruar Bayern M nga Grupi A,; Mançester S dhe Porto nga grupi C, derisa Liverpuli në grupi D. Gjithë ekipet tjera në këta grupe do të luftojnë për kualifikim në javën e gjashtë që është java e fundit për këtë pjesë të Ligës së Kampionëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button