Kosova do të mbyllë shkollat prej 18 dhjetorit deri më 18 janar

Avdullah Hoti, kryeministri i Kosovës përmes një konference për media njoftoi se gjysmëvjetori i parë do të mbyllet më 18 dhjetor, transmeton Portalb.mk.

“Jemi dakorduar që ky gjysmëvjetor të mbarojë më 18 dhjetor, është kërkesë edhe e ministrit”, deklaroi Hoti.

Kërkoi që shkollat të përmbyllin planprogramet deri më 18 dhjetor.

Shkollat do të happen më 18 janar, pra një muaj do të kemi pushim dimëror. Pastaj do të kemi që gjatë pushimit pranveror ose në qershor të kompensojmë ditët që po e shtyjmë fillimin e gjysmëvjetorit të dytë”, deklaroi Hoti.

Shkollat në Kosovë deri më tani e kanë realizuar procesin mësimor në formë online dhe me prani fizike, varësisht shkolla prej shkollës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button