BE-ja kthen vizat për Maqedoninë dhe Serbinë

Më 31 janar, BE-ja do ta prezantojë mekanizmin mbrojtës për regjimin e vizave, me të cilin do të përfshihen vendet e Ballkanit Perëndimor.

Diplomacia malazeze e ka filluar ofansivën diplomatike që vendi i tyre të mos përfshihet në këtë regjim të vizave dhe në këtë gjë kanë pasur sukses të madh, veçanërisht pasi nga Berlini dhe Parisi kanë marrë garanca se Mali i Zi nuk do të përfshihet në regjimin e vizave për dallim nga vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, njofton “MakBorba”.

Për regjimin e vizave do të votohet më 31 janar dhe se vizat do të kthehen për qytetarët e Maqedonisë dhe të Serbisë thuehet nga kjo agjenci duke u bazuar n; informacione nga Ministria e jashtme e Podgoricës.

Në dokument do të qëndrojë se çdo vend që ka fillura negociata nuk do të ketë viza, ndërsa kjo nuk do të vlejë për këto tre vende, mirëpo Mali i Zi planifikon që deri në verën e vonshme të fillojë negociata me BE-në. 

Lajme të ngjashme

Back to top button