Kumanovë, vidhen 115.000 euro nga kasaforta

Një vjedhës është pasuruar  115.000 euro, pasi gjatë fundjavës ka hyrë në një shtëpi në Kumanovë, ku ka vjedhur kasafortën me para.

Siç njoftojnë nga policia, vjedhja ka ndodhur të premten në mbrëmje. Vjedhësi ka hyrë në shtëpinë e M.J. në rrugën “Bllagoj Iliev-Gune” dhe ka marrë kasafortën, në të cilën, sipas pronarit, ka pasur gjithsej 115.000 euro./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button