Kërcënohet me vdekje aktivistja për të drejtat e pakicave në Greqi

Aktivistja për të drejtat e maqedonasve në Greqi dhe përfaqësuese e Diasporës së Bashkuar Maqedonase (DBM), Evgenia Nacilidu, raportohet të ketë marrë kërcënime për jetën e saj pas vizitës në SHBA dhe Kanada, ku ka folur për politikat diskriminuese ndaj pakicave në shtetin helen.

DBM ka denoncuar se Nacilidu ndodhet nën presion të mediave greke dhe nën akuza dhe kërcënime përmes rrjeteve sociale. 

“Nacilidu ka ngritur padi ndaj tabloidit të përjavshëm ‘Proto Tema’ për tekstin e  botuar në dhjetor se ajo është akuzuar për para të pista dhe se po bën propagandë irredentiste kundër Greqisë. Nacilidu, e cila është bashkëthemeluese e Qendrës Kulturore në Voden, përmendet në tekstin në fjalë edhe për deklaratat dhe komentet në SHBA dhe Kanada, ku së bashku me pjesëmarrës të tjerë ka folur për ekzistimin e komunitetit maqedonas, shqiptar dhe turk në Greqi” , thuhet në reagimin e DBM-së.

Lajme të ngjashme

Back to top button