Modelja shqiptare që ka pushtuar pasarelat e Kinës dhe Amerikës

Një tjetër modele shqiptare po pushton pistat e modës botërore. Ajo quhet Anila Lleshaj, ndërsa aktualisht po sfilon në Kinë.

Pas sfilatash të shumta në qytete të ndryshme, katalogë firmash prestigjioze, kopertina dhe editoriale të publikuara nëpër revistat më në zë në Kinë, Anila së fundi është paraqitur si një ndër femrat më sensuale dhe më të kërkuara në treg nga linja të ndryshme të brendshmesh.

Pas një eksperience të suksesshme në Shqipëri, bukuroshja shqiptare ka lidhur një kontratë pesëvjeçare me agjencinë ndërkombëtare “Bindi Model Managmet”.

Siç njofton Shekulli, 22-vjeçarja është e vendosur në qëllimet e veta, që përveç tregut aziatik, të pushtojë edhe atë evropian duke filluar nga Milano./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button