Kontingjent i ri i ARM-së në misionin ISAF në Afganistan

Në kazermën “Jane Sandanski” në Shtip sot do të mbahet solemnitet me rastimin e dërgimit të kontigjentit të ARM-së nga përbërja e Brigadës së parë të mekanizuar këmbësorike në misionin paqeruajtës ISAF në Afganistan.

Në solemnitet fjalim do të ketë ministri i Mbrojtjes i Republikës së Maqedonisë Fatmir Besimi, i cili do të bisedojë me pjesëtarët e kontigjentit për gatishmërinë e tyre që t’u përgjigjen detyrave të cilat do t’i kenë gjatë misionit.

Në rotacionin e 14-të të misionit paqëruajtës ISAF në të cilin ARM-ja merr pjesë me çetën e mekanizuar këmbësorike, në Afganistan do të udhëtojnë 157 pjesëtarët të ARM-së prej të cilëve 150 janë pjesëtarë të çetës së mekanizuar këmbësorike, dy oficerë shtabi në komandën e ISAF-it dhe pesë pjesëtarë të ARM-së në përbërjen e forcave dedikuese për partneritet dhe këshillim.

“Akrepët” nga brigada e parë e mekanizuar këmbësorike gjatë gjashtë muajve të ardhshëm do të jenë të angazhuar për sigurinë e komandës kryesore të forcave të ISAF-it në Kabul.

Për kryerjen e shkëlqyeshme dhe profesionale të deritanishme të detyrave, kompatibilitetit dhe ineroperativitetit me forcat e Aleancës në misionin ISAF, pjesëtarët e ARM-së nga komanda e ISAF-it dhe nga strukturat e larta ushtarake të Aleancës, marrin vlerësime më të larta, për çfarë arsye posedojnë rejting të lartë.

Lajme të ngjashme

Back to top button