Maqedoni-Kosovë me letërnjoftime; Hoxha: ne jemi gati, Kosovës i duhen biometrike!

Premtimi që qytetarët e Maqedonisë dhe Kosovës të qarkullojnë me letërnjoftime do të bëhet realitet shumë shpejtë, pasi ka vullnet politik për këtë gjë, tha zëdhënësi i qeverisë së Maqedonisë, Muhamet Hoxha.

Shkak për mos realizimin e kësaj deri tani është fakti se Kosova ende nuk ka letërnjoftime biometrike.

‘Ka vullnet politik në mes dy vendeve që kjo çështje të mbyllet sa më shpejtë. Pasi që qytetarët e Kosovës të pajisen me letërnjoftime biometrike do të fillojnë negociatat dhe do të nënshkruhet marrëveshja që si me Shqipërinë edhe me Kosovën të kalohet kufiri me letërnjoftime’ tha Hoxha.

Ideja për lëvizjen e lirshme mes qytetarëve të Maqedonisë dhe Kosovës, është hapur në tetor të vitit 2011, në margjina të  konferencës për drejtësi dhe Punë të Brendshme, mes ministrave të punëve të brendshme Gordana Jankullovska dhe Bajram Rexhepi.

Ndryshe, marrëveshje të tillë Maqedonia ka me Shqipërinë, dhe ka hyrë në fuqi me 6 prill të viti 2012, duke u mundësuar qytetarëve të dyja vendeve të lëvizin me letërnjoftime./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button