“Derbi Anglez” është i djajve të Manchester United

Derbi i Premier League dhe një nga ndeshjet më kryesore të kësaj jave është fituar nga Manchester United, i cili e mposhti Liverpool me rezultat 2:1, në një ndeshje spektakolare, të zhvilluar në “Old Trafford”. 

‘Djajtë e Kuq’ të Ferguson shijuan pikët e radhës falë golave të Robin Van Persiet dhe Nemanja Vidicit, ndërsa holandezi ishte protagonist në të dyja golat. 

Në anën tjetër, ‘Reds’ e ngushtuan diferencën e vendësve me anë të përforcimit të ri Daniel Sturridge, duke rrezikuar më pas disa herë, por nuk ia dolën ta barazonin rezultatin. 

Pas kësaj fitoreje, ekipi i Sir Alex Fergusonit bëri një tjetër hap drejt titullit të kampionit në Premier League

Lajme të ngjashme

Back to top button