Mbretëria e Bashkuar do t’i dhurojë Armatës së Maqedonisë së Veriut pajisje në vlerë prej 230,000 funta

Mbretëria e Bashkuar do të dhurojë për një pjesë të Armatës së Maqedonisë së Veriut pajisje në vlerë prej 230,000 funta. Këtë e ka paralajmëruar sot ministrja e Mbrojtjes Radmila Shekerinska, pas takimin me ambasadoren britanik, Rachel Galloway. Shekerinska pas këtij takimi deklaroi se, Londra edhe Shkupi, edhe pse janë me kilometra larg, mund të jenë afër kur ndajnë vlera të përbashkëta. Ndaj këtyre vlerave, siç u shpreh ajo, kemi ndërtuar bashkëpunim i fortë dhe bashkëpunim aktiv, e bazuar në faktin se Maqedonia e Veriut dhe Mbretëria e Bashkuar janë dy vende aleate – anëtare të NATO-s, transmeton Portalb.mk.

“Ai donacion edhe këtë herë do të ketë ngjyrë të fuqishme të NATO-s dhe do të tregojë se Aleanca është këtu që t’i ndihmojë anëtarëve të veta dhe t’i ndërtojë vlerat e përbashkëta përmes aksionit të përbashkët”, tha Shekerinska pas takimit me ambasadoren e Mbretërisë së Bashkuara, Rachel Galloway, me të cilën i dakorduan hapat e ardhshëm të partneritetit.

Ajo shtoi se përvoja e madhe e miqve nga Mbretëria e Bashkuar e ndihmon shumë vendin.

“Maqedonia e Veriut dhe Mbretëria e Bashkuar i analizojnë mundësitë edhe për zhvillimin e mëtejmë të përbashkët dhe shfrytëzimin dhe avancimin e poligonit ushtarak Krivollak. Shkollomi, trajnimi i përbashkët, zhvillimi i njësive të deklaruara të NATO-s, zhvillimi i perspektivës gjinore, që janë pjesë e bashkëpunimit të përgjithshëm me Mbretërinë e Bashkuar i kanë tejkaluar të gjitha pritjet sipas dinamikës dhe intensitetit dhe kanë vendosur cilësi të re në armatën tonë”, deklaroi Shekerinska.

Ndërkohë, ambasadorja Galloway thkesoi se përkushtimi i vendit të saj drejt sigurisë në Maqedoninë e Veriut dhe në rajon do të rritet.

“Elemente udhëheqëse të ekipin të armatës britanike  veç më ndodhen në Maqedoninë e Veriut dhe i shqyrtojnë mundësitë se si mundemi ta përkrahim, ta harmonizojmë dhe realizojmë trajnimin e mbrojtjes dhe sigurisë për Armatën e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe partnerët rajonal, duke shfrytëzuar kapacitetet e mëdha ushtarake në dhe rreth Krivollakut”, tha ambasadorja.

Ajo shtoi se qëllimi i Mbretërisë së Bashkuar është që të vazhdojë me mbështetjen përmes trajnimeve, për të rritur më pas edhe intensitetin dhe dinamikën në vitin e ardhshëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button