Mavraj, ‘Gjenerali’ i Furthi-it

Gjenerali i Furthit-t, është titulli i prestigjozes gjermane “Bild”, e cila fol në një shkrim për skuadrën e Grojter Furth, kapiten i së cilës është mbrojtësi i kombëtares shqiptare Mërgim Mavraj, vlerëson shumë lartë futbollistin shqiptar.

Ekipi gjerman e ka zgjedhur Turqinë për t’i mbushur bateritë për pjesën e dytë të sezonit, ku i pret një garë e vështirë për ta siguruar mbijetesën në elitën e futbollit gjerman.

E ai që po mundohet më së shumti t’i motivojë lojtarët pa dyshim se është mbrojtësi kosovar Mërgim Mavraj, i cili është kapiten i skuadrës.
“Gjenerali”, siç e ka quajtur tabolidi gjerman Bild, kërkon maksimumin nga bashkëlojtarët.

“Ne duhet të zgjojmë instinktet e mbijetesës dhe për të luftuar me vullnet në çdo milimetër të fushës. Të gjithë duhet të jemi të përcaktuar për një qëllim – mbijetesën. Ne duhet të luftojmë të bashkuar. Është katastrofë nëse largohemi nga liga dhe të na akuzojnë se nuk jemi angazhuar”, ka thënë Mavraj për Bild.

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare me paraqitjet e suksesshme ka zgjuar interesimin e tri klubeve nga Bundesliga; Mainzit, Hoffenheimit dhe Stuttgartit.
Skuadra e Greuther Furthit, ku luajnë dyshja kosovare Mërgim Mavraj dhe Ilir Azemi, pjesën e parë të kampionatit në Bundesligë e kanë përfunduar në vendin e fundit me vetëm 9 pikë të tubuara. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button