Fillojnë karnevalet e Vevçanit

Karnevalet e Vevçanit të cilat lane shije të hidhur vitin e kaluar me sjelljet e pjesmarrësve në këtë karneval të cilët me fyerjet në baza fetare dhe nacionale rrezikuan mardheniet ndëretnike në Strugë, kanë filluar sot në këtë komunë dhe do të zgjasin deri në date 14 janar.

Organizatorët theksojnë se këtë vit në karneval do të marrin pjesë edhe shumë këngëtare të njohur nga Maqedonia dhe se përveç parakalimit të maskave do të ketë edhe mbrëmje muzikore për të argëtuar të gjithë pjesmarrësit. 

Në 14 janar pas perëndimit të diellit, ashtu si tradicionalisht, të gjithë pjesmarrësit do ti hedhin maskat në zjarr, veprim ky që simbolizon largimin e shpirtrave të këqij nga fshati dhe fillimin e ri.

Ky karneval financohet edhe nga Ministria e Klulturës së Maqedonisë . /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button