The Sun: Chelsea 22 mil. funta për Modriç

Pas paralajmërimeve për largimin e mesfushorit Lampard, tashmë Abramoviç seriozisht ka filluar të mendojë për një zëvendësim adekuat të kapitenit të bluve dhe ai është duke bërë gati një ofertë për mesfushorin e Real Madridit, Luka Modric, pohojnë mediat britanike.

The Sun shkruan se pronari i “Bluve”, Roman Abramovich do të bëjë një ofertë prej 22 milionë funtesh në drejtim të Real Madridit në tentim për të kthyer kroatin në Angli.

Modric nuk kalon momente të mira te Reali nën drejtimin e Jose Mourinhos dhe ende nukë shtë adaptuar me jetën në Spanjë, gjë kjo që e bën më të mundshëm një rikthim të mesfushorit në kampionatin Anglez. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button