Hajnat kontrollojnë Pollogun, për një javë 10 vjedhje

Viti 2013 në Tetovë  ka filluar me shumë vjedhje edhe atë vetëm për një javë janë regjistruar dhjetë vjedhje. Shtëpitë, ari, gjërat me vlerë dhe të hollat janë objektivi kryesor i hajnëve në Tetovë.

Ata shfrytëzojnë mos praninë e pronarëve të shtëpisë që të kryejnë këto vjedhje, si zakonisht hajnat kryejnë vjedhjet në vendet ku i njohin apo i kanë ndjekur zakonisht raporte e policisë janë pothuajse të ngjashëm, vetëm shifrat e shumës së vjedhjes dhe lokacionet janë të ndryshme, kryesisht kryesit e vjedhjeve janë të rinj, të cilët janë të pa punë dhe obligime, gjatë gjithë kohës si vrojtues lagjesh ndjekin situatën dhe e dinë se  kush dhe ku shkon.

Ndërsa psikologu Muhamet Jonuzi thotë se vjedhja si fenomen gjithnjë e më shumë po zen vend në kronikat televizive dhe ballinat e gazetave e revistave të ndryshme. 

“E karakterizuar si njëra ndër dukuritë më të këqija në shoqëri edh sot e kësaj dite, merr gjithnjë e më shumë përmasa më të mëdha. Derisa vjedhja si fenomen paraqet vepër penale, në aspekt psikologjik kategorizohet në grupin e sjelljeve devijuese, asocializuese, huligane apo të ngjashme. Vjedhja shpesh herë karakterizohet si çrregullim i personalitetit të individit që lidhet me kontrollimin e impulseve. Personat vjedhacak kanë fiksime të “dëshirës” për të vjedhur, edhe pse veprimet e tilla realizohen nën presion të stresit apo ankthit. Duke menduar se ankthi i tyre mund të jetë inekzistent vetëm në rastin kur i kanë paraprijë një akti denigrues siç është vjedhja. Të tillët në psikologji shpesh herë njihen si kleptomanë. Të tillët mund të vjedhin në çdo situatë e në çfarëdo rrethanë. Kleptomania apo mania për të vjedhur nuk është rast i shpeshtë, literatura psikologjike sugjeron që me këtë mani të jenë të përfshirë diku 0.6% të popullsisë duke nënvizuar faktin se prek më shumë gratë dhe adoleshentët.

Ne duhet të vëmë theksin tek rastet e vjedhjeve të cilat bëjnë të miturit në shoqërinë tonë, raste këto të cilat dita-ditës po shtohen. Vjedhja në vendin ku ne jetojmë dhe veprojmë “justifikohet” me forma të ndryshme të pa arsyeshme , ne duhet të mobilizojmë të gjithë faktorët relevant, siç është: shkolla, institucionet këshilldhënëse, policia dhe të ngjashme që të ndërmarrim kampanja vetëdijëseuese me ç’rast konstatoj se numri i veprave të tilla mund të jetë më i vogël. Vjedhja si dukuri nuk nënkupton vetëm kaninë pas saj (çrregullim i personalitetit), por ajo në esencë është femomen i cili po “gjen zbatim” në cilëndo sferë, përfshirë këtu edhe dëshirën për malverzime të ndryshme. Vjedhja gjithashtu është dukuri e cila kohëve të fundit gjithnjë e më shumë po merr përmasa gjithnjë më të mëdha në sferën akademike, plagjiaturat e ndryshme etj”, thotë psikologu Jonuzi.

Ajo që ka karakterizuar vitin 2012 ka qenë edhe vjedhje nëpër objektet fetare, kisha dhe xhamia. Ndërsa  më karakteristike se për nëntë mujorin e parë të vitit 2012 ka pasur rritje të   numrit të vjedhjeve nga delikuentët. Në këtë aspekt ende më shqetësues është fakti se për nëntë muajt e fundit të vitit 2012 janë regjistruar 709 vjedhje të rënda, prej të cilëve 317 në objekte banimi. Sipas policisë së Tetovës, numri i vjedhjeve në vitin 2012 ka shënuar rënie nga numri i tyre në vitin 2011 për gjashtë për qind, ndërsa policia e Tetovës thotë se gjatë vitit 2012 i kemi zbardhur mbi 60% të rasteve dhe po punohet akoma për zbardhjen e rasteve të tjera. Ata apelojnë që sa më shumë qytetarë të përdorin mjete parandaluese të sigurisë, siç janë kamerat, dyert e blinduara dhe kompanitë e sigurimit të objekteve. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button