RMV-ja ka siguruar 400 mijë vaksina kundër Kovid-19, kanë kushtuar 6,7 milion euro

Përderisa vaksinat janë në fazën e fundit të daljes në treg, Maqedonia e Veriut ka siguruar 800 mijë doza apo 400 mijë vaksina, marrë parasysh se për një qytetarë do të nevojiten dy doza të vaksinës, këtë e konfirmuan nga Ministria e Shëndetësisë. Ndërkaq, për këto janë siguruar 6,7 milion euro, shkruan Portalb.mk.

Sipas ministrit të Shëndetësisë Filipçe, nuk do të ketë diskriminim në shpërndarjen e vaksinave në atë se cili shtet është më i zhvilluar, ai potencoi se RMV-ja do të siguroje vaksinën në të njëjtën kohë me shtetet e zhvilluara përmes mekanizmit Kovaks.

“Vaksina e parë e cila do të miratohet do të shpërndahet në mënyrë të barabartë në të gjitha shtetet të cilat kanë aplikuar përmes mekanizmit Kovaks. Në të njëjtën kohë kur do të marrin vaksinën shtetet më të zhvilluara do ta marrim edhe ne. Saktë nuk dihet se kur, mirëpo pritet në fund të dhjetorit apo në janar” theksuan nga Ministria e Shëndetësisë.

Sipas kësaj, i bije që Maqedonia e Veriut të ketë siguruar vaksina për 20% të popullsisë, marrë parasysh se për secilin qytetarë do të nevojiten nga dy doza.

Ndryshe, kryeministri Zaev një javë më herët theksoi se janë siguruar mjetet e nevojshme për vaksinat kundër Kovid-19, bëhet fjalë për 390 milion denarë apo 6,7 milion euro në total.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button