Jo, nuk do të ju merren fëmijët prindërve që refuzojnë t’i vaksinojnë ata

Një post manipulues në Facebook përhap lajme paniku, botuar në një portal serb shtatë muaj më parë, se do të ketë gjoba të larta dhe marrje të fëmijëve, në rast të refuzimit për vaksinimin e detyrueshëm. Kjo natyrisht nuk është e vërtetë. Postime të tilla tashmë janë analizuar dhe janë vlerësuar si të rreme nga shërbimet për verifikim të fakteve në shtetet fqinje, siç janë represent.rs dhe raskrinkavanje.ba.

Një njoftim në rrjetin social “Facebook” dezinformon publikun se, gjoja, do të shqiptohen gjoba të larta, madje edhe mund të merren fëmijët nëse prindërit e tyre nuk pranojnë t’i vaksinojnë. Së pari, nga vetë postimi nuk është e qartë se për çfarë lloj vaksine bëhet fjalë?! Duket konfuze, veçanërisht pasi jemi në mes të një pandemie të virusit korona, kështu që mund të krijohet përshtypja se mendohet për vaksinën kundër Covid-19.

Por, për çfarë bëhet fjalë?

Në diskutim është transmetuar teksti “pa kripë” i portalit serb, i lëshuar në Prill të këtij viti (2020) me titullin: “Vakcinim i detyrueshëm ose ju ndjek gjobë e madhe dhe marrja e fëmijëve” ( Vakcinacija obavezna ili slede velike kazne i oduzimanje dece ). Sidoqoftë, ky pretendim manipulues, i shprehur si në ndërtimin e titullit ashtu edhe brenda përmbajtjes së artikullit, është i pasaktë .

Pretendime të tilla të pavërteta në tekst janë të pa qarta, pa ndonjë mbështetje ose burim informacioni. Artikulli i referohet “profesionit” gjatë gjithë kohës, përdor formulimin “profesional”, por nuk specifikon cilit autoritet shëndetësor në Serbi i referohet. Në veçanti, nuk ka asnjë informacion të tillë zyrtar të njoftuar nga autoritetet shëndetësore serbe dhe një gjë e tillë nuk mund të gjendet as me një kërkim të plotë në internet.

Vetë teksti është ilustruar me një foto nga epidemiologu dhe anëtar i Shtabit të Krizave për kontrollin e virusit korona në Serbi, dhe që nga muaji i kaluar edhe Ministrja për Politikë Sociale, Dr. Darija Kisic Tepavcevic. Epo, në shikim të parë krijohet përshtypja se teksti bazohet në deklaratën e saj. Sidoqoftë, kur artikulli hapet dhe lexohet, do të shihet se mjekja e famshme serb nuk përmendet fare. Pra, nuk është e qartë pse fotoja e saj është në tekst. Me përjashtim të asaj, ndoshta, për të manipuluar autoritetin e saj, për të krijuar iluzionin në audiencë se ajo pretendohet të ketë thënë një gjë të tillë.

Vaksinimi i detyrueshëm i fëmijëve në Serbi nuk është asgjë e re, zbatohet prej vitesh dhe sigurohet nga Rregullorja për imunizim (si e vjetra dhe e nga e reja ), e cila, ndër të tjera, përcakton numrin dhe llojin e vaksinave, si dhe kalendarin dhe kohën e vaksinimit. Në të kundërtën, (keq) informacion në tekst është vendosur sikurse vaksinimii është bërë i detyrueshëm në Serbi tani për herë të parë.

Sipas Ligjit aktual mbi Mbrojtjen e Popullsisë nga Sëmundjet Infektive, i cili është në fuqi në Republikën e Serbisë, prindërit që refuzojnë të vaksinojnë fëmijët e tyre gjobiten nga 30,000 në 150,000 dinarë. Por askund nuk përmend marrjen e fëmijëve. Kjo është e pavërtetë e pastër .

Tekstet me të njëjtën përmbajtje ose të ngjashme u shfaqën në pranverënë disa portale, faqe dhe blogje në Serbi dhe u përhapën në rrjetet sociale.

Postime të tilla tashmë janë vlerësuar dhe janë cilësuar si të rreme nga shërbimet e verifikimit të fakteve në vendet fqinje siç janë represent.rs dhe raskrinkavanje.ba .

Burimi: VERTETMATESI

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button