RMV, Të dielën pritet marrëveshje ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë dhe tre spitaleve private për pacientët me Kovid-19

Në Maqedoninë e Veriut përkundër rritjes së kapaciteteve spitalore për trajtimin e pacientëve me Kovid-19, filloi të shfaqet krizë në lidhje me mungesën e shtretërve për pacientët e infektuar në gjendje të rëndë shëndetësore, transmeton Portalb.mk.

“Ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe zhvilloi takim pune me pronarët e spitaleve private “Zhan Mitrev”, “Sistina” dhe “Remedika”. Bisedimet ishin konstruktive, a spitalet private shprehën qëndrim pozitiv në lidhje me shfrytëzimin e resurseve të tyre nga shteti në lidhje me trajtimin e pandemisë”, raportojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Ministria sqaroi se të dielën do të ketë përsëri takim, ndërkohë deri atëherë ekipet e spitaleve private dhe MSH-së do të punojnë në detaje për formalizmin e bashkëpunimit.

Klinika “Zhan Mitrev” e mbështeti iniciativën e Qeverisë për vendosjen e kapaciteteve private në dispozicion të shërimit të pacientëve me KOVID-19. Ai shton se klinikën e tij do ta vendos në dispozicion të shtetit.

“Pasi që situata me të vërtetë është serioze, unë dhe tërë ekipi vendosemi në dispozicion, që të ndihmojmë me dituritë dhe përvojat tona të cilat i kemi për trajtimin me format e rënda të infeksioneve nga KOVID-19. Rreth punës qëndrojmë në dispozicion dhe presim detaje dhe udhëzime nga kompetentët”, tha Mitrev.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e mbrëmshme miratoi vendim që të fillojnë procedurat për shpallje të gjendjes së krizës. Sipas paralajmërimeve të djeshme të kryeministrit, Zoran Zaev,  gjendja e krizës pritet të shpallet më së voni sot në mbrëmje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button