RMV, mbi 58 mijë të punësuar morën mbështetje financiare për muajin tetor
Mbështetje financiare për rrogën e muajit tetor, si pjesë e pakos së katërt të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, kanë marrë gjithsej 58,302 të punësuar, duke arritur vlerën në 907 292 339 denarë, transmeton Portalb.mk.
Për të shfrytëzuar mbështetje financiare për rrogën e muajit tetor janë regjistruar 13,696 kërkesa nga kompanitë, derisa te 11,954 kompani tashmë janë bartur mjetet.
Ndryshe, Drejtoria për të ardhura publike (DAP) në Maqedoninë e Veriut këtë muaj njoftoi se kompanitë mund të shfrytëzojnë tash Ligjin që mundëson mbështetje financiare për të vetëpunësuarit dhe të punësuarit në kompani që janë të prekur nga pandemia.
DAP sqaroi se të vetëfinancuarit, personat fizik që kryejnë veprimtari (tregtar, bujqësi, zejtar dhe personat që kryejnë aktivitete të regjistruara në Regjistër), mund të shfrytëzojnë mbështetje financiare në vlerë prej 17.410 denarë për çdo muaj, për tre muajt e fundit të këtij vitit.
Kërkesa duhet të dorëzohet çdo muaj në DAP deri më datën 10-të, për muajin e mëparshëm.
Llogaritë e të gjithë kompanive që kanë keqpërdorur ndihmën financiare për pagesë të pagave nga pakoja e tretë e masave janë bllokuar. Një pjesë të kompanive u janë tërhequr edhe fondet që ata i kanë marrë, njoftoi drejtoresha e Drejtorisë për të Ardhura Publike Sanja Llukarevska, duke u përgjigjur në pytjen e gazetarëve në konferencën për shtyp me ministrin e Financave Fatmir Besimi.
- LEXO: Vendimet e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut nga seanca e 15-të: Mbi 17 mijë denarë për të vetëpunësuarit
- LEXO: RMV, Kompanitë dhe të vetëpunësuarit mund të shfrytëzojnë subvencione deri 17.410 denarë për pagat e muajit tetor, nëntor dhe dhjetor
- LEXO: Llogaritë e kompanive që kanë keqpërdorur ndihmën shtetërore për paga janë bllokuar, hetimi po vazhdon
- LEXO: RMV, Kompanitë mund t’i paguajnë punëtorët, ndërsa të hollat t’i marrin pas miratimit të Ligjit në Kuvend, sqaroi DAP