RMV, Afër një milionë udhëtarë më pak në transportin rrugor dhe afër 700 mijë në atë ajror në tre muajt e fundit sivjet
Në muajin korrik, tetor dhe nëntor të këtij viti, kemi rritje të transportit rrugor dhe hekurudhor për mallra, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, derisa ulje të transportit ajror, transmeton Portalb.mk.
“Në tremujorin e tretë të vitit 2020, krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2019, sasia e mallrave të transportuar në transportin rrugor është rritur për 26.8%, në transportin hekurudhor për 4.4%, ndërsa në transportin ajror është zvogëluar për 40.1%”, raportojnë nga Enti shtetëror i statistikave.
Enti raportoi se në këtë periudhë kemi 638 mijë pasagjerë që e kanë shfrytëzuar transporti rrugorë, 9 mijë transportin urban-periferik, 68 mijë atë hekurudhor, ndërsa transportin ajror e kanë shfrytëzuar 199,184 udhëtarë.
Në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, 1,619,000 udhëtarë kanë shfrytëzuar transportin rrugor, 15,949,000 transportin urban-periferik, 124,000 transportin hekurudhor, ndërsa atë ajror 882,691 udhëtarë.
Në nëntë muajt e parë të këtij vitit, 2.243,000 mijë pasagjerë kanë udhëtuar përmes transportit rrugor, 31,210,000 përmes transportit urban-periferik, 189 mijë përmes transportit hekurudhor dhe 631,791 përmes transportit ajror.
Në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, 18,572,000 tonë mallra janë bartur përmes transportit rrugor, 425,000 tonë përmes transportit hekurudhor, 820 tonë përmes transportit ajror, derisa me 77 tonë përmes postës.