Pas vetos Bullgare, ne Maqedoninë e Veriut ka ende shpresë se ka kohë që deri në dhjetor të miratohet korniza negociuese

Me veton e Bullgarisë të vendosur për kornizën negociuese për Maqedoninë e Veriut, vendi ka hyr në një bllokadë të re të procesit eurointegrues dhe për të dalë nga ajo bllokadë, duhet të zgjidh kontestet për çështjen e historisë mes dy vendeve. Por, edhe përkrah kësaj zyrtarët shtetëror vazhdojnë të mbesin optimist se deri në dhjetor, kur do të mbahet samiti i liderëve të BE-së, do të gjendet zgjidhje dhe vendi do të mund të fillojë negociatat gjatë këtij viti, shkruan Portalb.mk.

Procesi i Berlinit

Kështu të paktën është shprehur kryeministri Zoran Zaev, gjatë një interviste të dhënë dje pas përfundimit të takimit të ministrave të Jashtëm të BE-së, në të cilin ishte paraparë që të miratohet korniza negociuese për fillimin e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut, por kjo gjë nuk ndodhi pasi Bullgaria vendosi veto.

Zaev theksoi se duhet të vazhdojmë të bëjmë përpjekje, në frymën e ndërtimit të miqësisë, dialogut, jo konflikte.

“Për mua është shumë e vështirë, sepse besoj se ajo nuk është dëshirë e popullit bullgar dhe e kryeministrit Borisov. Besoj se ato janë politika në prag të zgjedhjeve, por të japim shans edhe në ditët e ardhshme që vijojnë, sepse ka akoma mundësi”, shtoi Zaev.

Ai tha se Republika e Maqedonisë së Veriut, populli dhe gjuha maqedonase janë fakt i pamohueshëm dhe në Bullgari ata e dinë se BE atë e trajton si vlerë përfitim evropian. Zaev shprehi bindje se ky veprim i Bullgarisë është vetëm politik, për përfitimin politik para zgjedhjeve, por jo edhe dëshirë e popullit bullgar dhe e kryeministrit Bojko Borisov. Ai është i bindur se ekziston mundësi për pajtim me Bullgarinë deri në dhjetor.

Dushko Arsovski

Edhe zëdhënësi i Qeverisë, Dushko Arsovski duke folur për këtë temë në konferencën e sotme për media, tha se ky institucione ka përcaktim të qartë në lidhje me këtë rast, i jep shans procesit dhe punon në atë që të vijë deri te harmonizimi i qëndrimeve në bazë të pozicioneve të qartë të vërtetuara të Maqedonisë dhe në pajtueshmëri me qëllimet strategjike eurointegruese të vendit.

“Punohet së bashku se aleatët tanë ndërkombëtar. Jemi posaçërisht falënderues si Qeveri ndaj angazhimit të përforcuar të kryesimit gjerman me BE-në. Pikërisht në kohëra të këtilla të sfidave duhet të dëshmohen vlera evropiane, dialog në vend të konfliktit, qetësi dhe gatishmëri për bashkëpunim në vend të nacionalizmit për përdorim të brendshëm dhe izolime të reja. Theksojmë se është e pamundur që identiteti nacional maqedonas të jetë subjekt i negociatave. Qeveria nuk mundet dhe nuk do të dorëzohet asnjëherë nga e drejta jonë për vetë përcaktim”, deklaroi Arsovski.

Marko Troshanovski
Marko Troshanovski

Kryetari i Institutit për Demokraci Societas Civilis, Marko Troshanoski, deklaroi për Portalb se tani më e rëndësishme është të mbesim të qetë, konstruktiv dhe të mos reagojmë në afekt të situatës së re të krijuar dhe duhet të vazhdojmë të negociojmë në korniza të grupeve punuese të ministrisë për zgjidhje eventuale.

“Ka edhe një muaj e gjysmë deri në fund të kryesimit gjerman, nisur nga kjo duhet të jemi sa më shumë të jetë e mundur të përkushtuar në punë në mënyrë konsultative dhe sipas mundësisë, të sjellim deklaratë nga të gjitha partitë politike në Kuvend, me të cilën do të vërtetohen pozicionet tona. Në rast të vazhdojë bllokada me Bullgarinë, kuptohet se duhet të mbesim në raport të afërt me BE-në, derisa nuk zhvillohen mekanizma më të volitshme apo elite të tjera politike në rajon, të cilët do të na mundësonin hyrje, ndërsa deri atëherë t’i shfrytëzojmë këshillat qëllim mira dhe ndihmë për reforma në shoqërinë”, deklaroi Trosanoski.

Ai më tej ka porositur se duhet të vazhdohet me procesin e reformave.

“Duhet të rriten përpjekjet për zbatimin e reformave, duke filluar nga administrata publike dhe zgjidhja e çështjes së 1500 administratorëve të cilët nuk shkojnë në punë. Kjo është puna e parë që duhet të bëjë Qeveria dhe të vërtetojë se kush i ka punësuar ato pa u dhënë vende të punës. Sa i përket reformave të tjera, përshpejtimi kuptohet se duhet të ndodhë gjithkund pavarësisht situatës me Covid-19, veçanërisht reformat në gjyqësor dhe administratë publike”, theksoi ai.

Nga ana tjetër, ministrja e Jashtme e Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva, sot ka bërë të qartë edhe njëherë parë deputetëve bullgar se. derisa nuk kanë garanca juridike edhe nga Shkupi edhe në kontekst të procesit të negociatave me BE-në, se do të vijë deri në ndryshimin e politikës aktuale, nuk mund të pajtohen për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare dhe për fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut. Ajo ka theksuar se Bullgaria do të investojë të gjitha përpjekjet e nevojshme për “arritjen e një fillimit të ri cilësor në raportet” me vendin, duke shtuar se në këtë aspekt Sofja ka treguar çdoherë “konzistencë, parashikueshmëri, transparencë dhe konstruktivitet”.

Në mbledhjen e ministrave të Jashtëm të BE-së që u mbajt dje, nuk u miratua korniza negociuese për Maqedoninë e Veriut pasi Bullgari i vendosi veto, kornizës negociuese për Maqedoninë e Veriut.

Bullgaria kërkon respektimin e formulës për gjuhën nga viti 1999 dhe të konfirmuar me marrëveshjen për miqësi dhe fqinjësi të mirë, udhërrëfyes për zbatimin e marrëveshjes së vitit 2017, tekst shumë të qartë, në të cilin do të theksohet se Maqedonia nuk ka pretendime për pakicën maqedonase në Bullgari. Shteti fqinj kërkon që këto kushte të përfshihen në kornizën negociuese.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button