Çfarë i dhuroi mbretëresha dukeshës Kate për ditëlindje?

Kate Middleton ditën e djeshme mbushi 31 vjeç dhe Mbretëresha Elisabetta II, i ka bërë një dhuratë vërtetë të veçantë.

Nëpërmjet një dekreti mbretëror sovrania vendosi se nëse Willaim dhe Kate do lindin vajzë ose djalë, fëmija do marrë titullin Princeshë ose Princ.

Me këtë vendim i cili është një nga të paktit që Mbretëresha e ka marrë pa u konsultuar me Parlamentin, thuhet se, “Të gjithë fëmijët, e fëmijës së madh të Princit të Wellsit do të gëzojnë titullin Madhëria e saj, duke marrë titullin Princ ose Princeshë menjëherë pas pagëzimit”./Portalb

  

Lajme të ngjashme

Back to top button