Ohër, qytetarët shqiptarë ndjehen të diskriminuar

Qytetarët shqiptarë të Ohrit ndjehen skajshmërisht të diskriminuar nga pushteti lokal në këtë qytet.

“Të jesh shqipëtar në Ohër tashmë nuk është e lehtë, si shqiptar është e pamundur të gjesh haspirë për tu punësuar në ndonjë institucion shtetëror ndërsa për kompanitë private maqedonase më mire mos flasim”, thonë qytetarët e Ohrit.

Ata theksojnë se numri i shqiptarëve të punësuar në komunë është shumë i vogël në raport me nurmin e popullsisë shqiptare në këtë qytet të cilët përbëjnë etnikumin e dytë më të madh.

Një dëshmi e rëndësishme për këtë situate është edhe konkursi i fundit për nëpunës shtetëror, nga I cili prej 32 të pranuarve nëpër vende pune, asnjë nuk është i përkatësisë etnike shqiptare.

Në një prononcmim për Portalb, kryetari i komunës së Ohrit, Aleksandër Petrevski thotë se nga kjo komunë përpiqen që ti zbatojnë me përpikshmëri ligjet për punësim të drejtë dhe adekuat duke mos pasur tendencë për të diskriminuar, ndërsa konkretisht për konkursin e fundit ku nga 32 të punësuar asnjë nuk është shqiptar, Petrevski thotë se klasifikimi është bërë në bazë të pikëve të grumbulluara nga kandidatët.

Në lidhje me diskriminimin e shqiptarëve në qytetin e Ohrit më pare ka reaguar edhe OJQ “Dora e dretësisë”, e cila ka kërkuar nga organet e ksaj komune në afat sa më të shkurtër kohor të meren masa konkrete  për përfaqësim të drejtë dhe adekuat në Komunën e Ohrit. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button