Bashkohuni në “PlayUK”: serial digjital për industrinë e videolojërave

Pas disa botimeve që u mbajtën në qytetet më të mëdha të rajonit në tre vitet e fundit, si dhe më tepër onlajn sesioneve dhe ngjarjeve të drejtpërdrejta në të gjithë Ballkanin Perëndimor, Këshilli Britanik ka njoftuar një version të ri, plotësisht të digjitalizuar të platformës PlayUK, njofton Portalb.mk.

Është një platformë e Këshillit Britanik për mbështetje të kreativitetit në artin digjital në vendet e Ballkanit Perëndimor. Platforma e inkurajon bashkëpunimin midis artistëve dhe profesionistëve të TI dhe ofron mundësi mësimi, mentorimi dhe rrjetëzimi për komunitetin që punon në industrinë e zhvillimit të video lojërave.

Organizatorët njoftuan se këtë vit është përgatitur një program frymëzues dhe i larmishëm që do të lidhë krijuesit të cilët punojnë në lojëra video nga Britania e Madhe me ato nga Ballkani Perëndimor.

Si pjesë e “PlayUK”, është planifikuar që çdo dy javë të mbahen sallone profesionale ku të pranishmit do të kenë mundësi të dëgjojnë histori dhe këshilla nga ekspertë, profesionistë dhe dizajnues të disa prej videolojërave të njohura.

Salloni i dytë po mbahet sot dhe në të do të flitet për atë që do të thotë të ndërtohet  komunitet dhe platformë gejmerash prej zeros, si dhe sfidat në vitin 2020.

Në sallonin e sotëm profesional, që fillon në orën 18, do të flasë Stefani Ajxhoma, themeluese e një prej platformave më të famshme dhe kryesore të për lojërave dhe argëtimit në Mbretërinë e Bashkuar – NNESAGA. NNESAGA në platformën e vet mbulon lojëra, animacione, stripe ktë vizatuara, si dhe televizione dhe filma dhe është nikoqire e ngjarjeve dhe punëtorive të shumta të gejmerëve.

Stephanie nga NNESAGA do të flasë për fillimet e markës dhe komunitetit, si dhe sfidat dhe mundësitë me të cilat përballet NNESAGA në vitin 2020, thuhet në njoftimin nga Këshilli Britanik.

Ata që duan të aplikojnë dhe të marrin pjesë në sallonin e dytë profesional të “PlayUK”, do të duhet të regjistrohen në këtë link.

Salloni i parë i edicionit të ri të “PlayUK” u mbajt në tetor dhe është planifikuar të zgjasë deri në mars 2021. Pjesë e sallonit të parë ishin shkrimtarja Ketrin Xhonson, si dhe Riki Haget e Riçard Hog, krijuesit e lojës aventureske logjike “Unë jam i vdekur”(I am dead). Ata folën për lojën, si dhe sfidat e krijimit dhe lëshimit të videolojërave në vitin 2020.

Më shumë informata në lidhje me programin digjital “PlayUK” mund të lexoni këtu.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button