ARM-ja me ekipe britanike përgatit batalionin e këmbësorisë së lehtë për misionet e NATO-s
Ushtarët nga Batalioni i këmbësorisë së lehtë të ARM-së, njësia më e madhe kombëtare e caktuar për të marrë pjesë në operacionet e NATO-s, dje filluan një stërvitje kolektive me një ekip të lëvizshëm instruktorësh nga Batalioni i regjimentit të Gardës irlandeze të ushtrisë britanike. Stërvitja është pjesë e një cikli intensiv të stërvitjeve dhe ushtrimeve që ushtarët e Maqedonisë dhe Britanisë i nisën në fillim të këtij viti për të përgatitur Grupin e Batalionit të këmbësorisë së lehtë për gatishmëri të plotë operacionale deri në vitin 2022, njofton Portalb.mk.
“Këtë vit, së bashku me ekipet nga Mbretëria e Bashkuar, anëtarët e kësaj strukture punuan në stërvitje individuale, ndërsa sot ata fillojnë me stërvitje kolektive, ushtrim, i cili do t’i japë mundësi formacionit tonë të NATO-s për të arritur standardet e pritura nga një anëtar i NATO-s. Grupi ynë luftarak i këmbësorisë së lehtë është i vendosur në Shtip dhe ky do të jetë fokusi kryesor në vitin 2021: si të sigurojmë personelin e nevojshëm, si të sigurojmë stërvitjet e nevojshme dhe si të sigurojmë plotësisht pajisje që i përmbush standardet”, tha ministrja e mbrojtjes Radmilla Shekerinska Jankovska pas ceremonisë në poligonin e Ushtrisë Krivollak, ku filloi stërvitja kolektive.
Shekerinska falënderoi për “mbështetjen shumë serioze, të vazhdueshme dhe të qëndrueshme” nga Mbretëria e Bashkuar në fushën e mbrojtjes.
“Ata na ndihmuan me transformimin, na ndihmuan shumë në planifikimin dhe tani kontributi i tyre vazhdon në hapin konkret për stërvitje të strukturave tona kryesore në kuadër të ushtrisë”, tha Shekerinska.
Siç theksoi ambasadorja britanike Rejçël Gallouej, stërvitja e përbashkët është vazhdim i bashkëpunimit afatgjatë dhe tregues i marrëdhënieve të ngushta dypalëshe në fushën e sigurisë midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut.
“Ekipi për stërvitje nga Mbretëria e Bashkuar, nga Batalioni I i Gardës irlandeze, është këtu për të mbështetur stërvitjen nimin e Grupit të Batalionit të Këmbësorisë së Lehtë nga Stip, pasi përgatitet të përfaqësojë rolin e vendit në forcat e përcaktuara nga NATO”, tha Gallouej.
Ajo shtoi se ekipe nga Mbretëria e Bashkuar që do të mbërrijnë më vonë këtë muaj duhet gjithashtu të ndihmojnë në stërvitjen e liderëve të rinj ushtarakë në Maqedoninë e Veriut.
“Mbretëria e Bashkuar qëndron pranë Republikës së Maqedonisë së Veriut derisa ajo i modernizon forcat e saj të armatosura dhe e forcon sigurinë rajonale, me kontributin e vendit në KFOR si sinjalin e fundit të angazhimit të saj për rolin e saj në NATO dhe Ballkanin Perëndimor”, tha Gallouej.
Armata e Maqedonisë dhe Britanisë kanë një bashkëpunim të gjatë dhe intensiv në reformat e mbrojtjes, stërvitjet dhe ushtrimet e përbashkëta, por edhe pjesëmarrjen e përbashkët në operacione. ARM, e cila mori pjesë në forcat ISAF në Afganistan nga 2002, nga 2006, me kontingjentet e para të mëdha, deri në fund të misionit në 2014 me shumicën e forcave ishte pjesë e kontingjentit britanik. Që nga viti 2007, me stërvitjen më të madhe ushtarake në vend deri më tani “Shkëlqimi i Maqedonisë 1”, kontingjentet e Britanisë dhe Maqedonisë janë stërvitur së bashku disa herë në Krivollak para misioneve në Afganistan.
Këshilltarë britanikë ishin pothuajse rregullisht janë të përfshirë në procesin e transformimit të ARM-së dhe Ministrisë së mbrojtjes. Në gusht 2017, eksperti britanik Stiven Glover, këshilltar për mbrojtje dhe sigurisë në Departamentin për stabilizim u bë pjesë e ekipit për përgatitjen e fundit të Pasqyrës strategjike të mbrojtjes të Maqedonisë, ndërsa këshilltarët britanikë marrin pjesë në përgatitjen e këtyre dokumenteve dhe planeve strategjike. Në nëntor të vitit të kaluar, Shekerinska dhe ambasadorja Gallouej nënshkruan një memorandum me të cilin Gjenerali i brigadës Hju Lojd Xhons u emërua këshilltar i MB në Ministrinë e mbrojtjes të Maqedonisë. Gjenerali Xhons ka punuar gjashtë muaj, me homologët e tij nga Maqedonia në përmirësimin e aftësive operacionale të armatës, funksionimin e Ministrisë dhe Shtabit të përgjithshëm.
Në shkurt, Shekerinska dhe homologu i saj britanik Ben Uollis nënshkruan një marrëveshje të re dypalëshe të bashkëpunimit në Bruksel, e cila zëvendësoi marrëveshjen e nënshkruar në vitin 2007, me çka duhet edhe më shumë të intensifikohet bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes.
Në shtator, Gjeneral i brigadës Xhon Bauron e zëvendësoi Gjeneralin Xhons si këshilltar në Ministrinë e mbrojtjes.
Cikli i fundit i stërvitjeve me Armatën Britanike filloi në janar me stërvitje individuale të ushtarëve profesionistë nga Batalioni i këmbësorisë së lehtë, vazhdoi me stërvitjen e oficerëve, stërvitje të specializuar, stërvitje të njësive të vogla, stërvitje të kompanisë së këmbësorisë së lehtë, stërvitje të trajnerëve-instruktorëve, kurse liderësh për komandantët e njësive të vogla, kurse me nënoficerë dhe kandidatë për nënoficerë…
Në të ardhmen, do të pasojnë stërvitje të avancuara individuale dhe kolektive dhe ushtrime taktike, deri në stërvitjen e madhe ushtarake “Goditja vendimtare 21” që do të mbahet vitin e ardhshëm në Krivollak. Stërvitjet e deritanishme kanë përfshirë anëtarë të Batalionit të renxherëve, Komandës për stërvitje dhe doktrina, Batalioni i II i këmbësorisë nga Brigada I e këmbësorisë dhe kolegëve të tyre britanikë nga Batalioni I i Regjimentit të Jorkshirit dhe Batalioni II i Regjimentit të Dukës nga Lankasteri.