Hoxhaj: Në Beograd po dërgojmë ambasador

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se gjatë javës së ardhshme pritet të përzgjidhet njëri nga tre kandidatët për përfaqësues së Kosovës në Beograd.
Ai ka thënë se do të zgjidhet një kandidat kredibil që e njeh gjuhën serbe dhe që do të ketë qasje dinamike duke e përfaqësuar shtetin e Kosovës në Serbi.

“Tretmani i tij do të jetë sikur i çdo diplomati. Do të ketë agjendë të mirëfilltë si cdo ambasador tjetër”, ka thënë Hoxhaj për KTV.

Sipas tij, ai do t’i ketë të gjitha privilegjet që i takojnë një ambasadori të akredituar në Beograd, imunitet diplomatik dhe sigurim fizik diplomatike.

Hoxhaj po ashtu ka thënë se përfaqësia e Kosovës në Serbi do të quhet zyrtarisht Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës.

Lajme të ngjashme

Back to top button