Hasani mohon dezinformatat. Jam lojtar i Wolfsburgut

Ferhan Hasani ka mohuar dezinformatat e përhapura për opinionin në Maqedoni, nga media të caktuara, të cilat shkruanin se tetovari është pranë transferimit në ligën e dytë Hollandeze me skuadrën e Zwolle. 

Ironia ishte edhe më e madhe kur sipas mediave maqedonase ish futbollisti i Shkëndisë, ka shkuar në ndeshje provuese me skuadrën në fjalë.

Vetë futbollisti është përgjigjur sot ashtu siç përgjigjet një sportist i klasit të lartë duke shkëlqyer në fushën e blertë.

Hasani i cili me ekipin e tij të Wolfsbur ndodhet në pregatitje në Turqi, u inkuadrua në lojë në përballjen me skuadrën tjetër nga Bundesliga, Werder Bremen. Në këtë takim Hasani pati një paraqitje solide, me disa deportime nga krahu i majtë si dhe një asist për gol i cili nuk u realizua nga shokët e tij të skuadrës.

Ndeshja u përmbull me fitore të skuadrës së Werder Bremen me rezultat 2-1.

Në një prononcim për Alsat-M, Hasani ka pohuar se ndihet mire në Wolfsburg dhe  nëse ka diçka në lidhje me ndonjë lëvizje të tij, ai do ti informojë në kohë mediumet.
Dezinformatat e përhapura nga media të caktuara në Maqedoni, Hasani i ka quajtur si dashakeqe.

Lajme të ngjashme

Back to top button