103 mjek dëshirojnë të transferohen nga shëndetësia private në atë publike

103 mjek specialistë kanë aplikuar në konkursin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe kanë shprehur gatishmëri të transferohen nga shëndetësia private në atë publike, ndërsa 45 prej tyre do të jenë të pranuar në institucionet shtetërore të shëndetësisë, deklaroi sot, Ministri i Shëndetësisë, Nikola Todorov.

Mes atyre që kanë aplikuar ka edhe profesor të njohur neurolog, radiolog specialist me përvojë jashtë vendit, por edhe kirurg me përvojë dhe otorinolaringolozi, thekson ai

“13 prej tyre do të punësohen në Qendrën Shëndetësore në Shkup, me çka në shumë klinika do të sigurohet punë me dy ndrime në kabinetin internist dhe kabinetin për vesh, fyt dhe hundë”, tha drejtoresha e Qendrës Shëndetësore.

Ministri Todorov, është i kënaqur që mjekët specialistë shkojnë në drejtim të kundërt, nga privat transferohen në shëndetësinë shtetërore duke thënë se arsyeja është investimi në edukimin e kuadrove dhe blerjen e pajisjeve të reja moderne.

Lajme të ngjashme

Back to top button