Inatet politike vazhdojnë, LSDM dhe VMRO pa marrëveshje për Komisionin

LSDM dhe VMRO me mendime të kundërta për vazhdimin e punës së bllokuar të Komisionit për zbardhjen e ngjarjeve të 24 dhjetorit pas kryetarit Borçe Davitkovski.

 “LSDM-ja mbetet e prerë në qëndrimin se pa kryetar, Komisioni nuk mund të vazhdojë punën e tij Nëse duhej që komisioni të funksiononte me 4 anëtarë të partive dhe pa kryetar, ai do të kishte nisur punë që më 16 marsi, kur edhe u emëruan anëtarët, dhe jo nga 11 qershori kur edhe u arrit marrëveshje dhe u emërua kryetari i saj, Borçe Davitkovski. Funksionarët e LSDM-së janë të gatshëm që në çdo moment të ulen e bisedojnë me qeverinë për çështjet kyçe që janë prioritet i Maqedonisë. Më me rëndësi është se LSDM-ja në tërësi ka përmbushur të gjitha obligimet e saj, sa i përket marrëveshjes së 1 marsit. Presim që VMRO-DPMNE në vend të fjalëve boshe dhe kritikave, përfundimisht të tregojë nëse është e interesuar për zbardhjen e ngjarjeve të 24 dhjetorit apo jo”thonë nga LSDM.

“U bëjmë thirrje publike anëtarëve të Komisionit Hetimor të propozuar nga LSDM-ja, profesor Fërçovksit dhe Deskovskës që të përcaktojnë kohën dhe vendin për të vazhduar dialogun dhe diskutimet lidhur me punën e komisionit pasi Komisioni ka 4 nga 5 anëtar aktiv, të cilët mundet që të bartin në tërësi përgjegjësinë, për ta çuar në fund këtë proces” thonë nga VMRO.

Puna e bllokuar e këtij komisioni, sipas ekspertëve do të rezultojë negativisht në raportin e Komisionit Evropian për përparimin e Maqedonisë që do të publikohet në dhjetor.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button