Antikorrupsioni: Emërimet politike të drejtorëve sjellin në ikjen e kuadrove cilësore nga Maqedonia e Veriut

Kryetarja e Komisionit për Antikorrupsion, Biljana Ivanovska në konferencën e sotme për gazetarë, ka kritikuar mënyrë se si emërohen dhe shkarkohen drejtorët në institucionet publike në Maqedoninë e Veriut, shkruan Portalb.mk.

Ajo tha se bëhet shkarkimi apo revokimi i drejtorëve edhe para përfundimit të mandatit, emërohen drejtor pa provim të dhënë për drejtor ku ajo kërkohet. Ndërkaq, bordet drejtuese jo çdoherë shpallin konkurse dhe presin që fillimisht Qeveria të vendosë çfarë të ndërmarrin, nuk sigurohet zgjedhja e drejtorëve me konkurrencë të drejtë në bazë të një programi për punë.

“Nuk ka llogaridhënie për kryerjen e funksionit dhe harxhimin e resurseve shtetërore, zakonisht emërimi dhe shkarkimet janë të lidhura me garnitura të caktuara politike dhe ajo që është më joprofesionale është se ka revanshizëm mes pushtetit lokal dhe qendror, kur ato janë nga opsione të ndryshme politike, që manifestohet me marrjen e ingerencave, siç ishte rasti me komunën e Gostivarit”, deklaroi Ivanovska.

Numri një i Antikorrupsionit porositi që të gjitha institucionet t’i respektojnë ligjet materiale ndërsa Kuvendi të miratojë sa më shpejt ligjin për shërbim të lartë.

“Duam të theksojmë se në mungesë të mos respektimit të ligjeve materiale për zgjedhjen e drejtorëve nëpërmjet konkursit dhe sigurimin e konkurrencës së drejt zbatohet mënyrë e punës e cila me vite ndërtohet në shoqërinë tonë dhe lë hapësirë për rrezik të lartë nga ndikimi politik, që sjell në degradim të sistemit, të vlerave, të profesionalizmit, por edhe të ikjes së kuadrove cilësore, në arsimin e të cilëve është investuar në këtë shtet, deklaroi ajo.

Kujtojmë se, javën e kaluar në seancë qeveriatëre, anëtarët e ekzekutivit shkarkuan dhe emëruan anëtarë nëpër borde udhëheqëse të ndërmarrjeve me pronësi shtetërore, por edhe drejtorë të institucioneve. 

Mes tjerash, Qeveria mori vendim që t’i rekomandojë Kuvendit të Aksionarëve të Telekomit të Maqedonisë, që t’i lirojë nga deytra anëtarët e Bordit të Drejtorëve edhe atë Sasho Velevski nga anëtari joekzekutiv, Zamir Mehmeti nga anëtari i pavarur joekzekutiv, Divna Eftimovska nga anëtari i pavarur joekzekutiv, Mirosllav Vujiq nga anëtari joekzekutiv dhe Sasho Simjanovski nga anëtari joekzekutiv i Bordit të Drejtorëve.

Gjatë kësaj seance, Qeveria ka rekomanduar që Mile Sugarev të shkarkohet nga detyra u.d. drejtor i Fondit për Sigurim Shëndetësor, ndërkaq në vend të tij të emërohet Stevo Kërstevski. Për u.d. drejtor të Fondit për Sigurim Pensional dhe Invalidor është emëruar Biljana Jovanovska. Po ashtu, janë bërë edhe shkarkime dhe emërime të tjera.

LEXO: Qeveria shkarkoi dhe emëroi drejtorë të rinj: Angellov në vend të Buxhakut, Duraku e Angellovska në Telekom

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button