Emini: Renova pjesë e veçantë e jetës sime

Rifreskimi i skuadrës së Renovës tashmë ka filluar dhe nga udhëheqsia e klubit bëjnë të ditur se “gipspunuesit”, formojnë ekip të ri dhe pretendet për të ardhmen.

Largimin nga klubi tashmë e ka zyrtarizuar edhe vet kapiteni i kësaj skuadre Vullnet Emini, i cili është shprehur shumë i kënaqur me kohën që ka kaluar në këtë skuadër.

“Renova është klubi ku kalova pjesën më të gjatë të karrierës sime. Ishin gjashtë vite të suksesshme. Kohën të cilën e kam kaluar te Renova më ngjallë shumë emocione pozitive, por ja që çdo fillim e ka edhe fundin e saj. Klubi është duke menduar të ripërtërijë ekipin me lojtarë të rinj që i takojnë gjeneratave të reja dhe për kjo është arsyeja që u ndava me Renovën. Sidoqoftë u jam shumë mirënjohës dhe falënderues kryetarit të klubit, stafit organizativ, bashkëlojtarëve si dhe tifozëve. Ndarja ishte miqësore, tha i emocionuar tashmë ish-kapiteni i bardhekaltrëve, Emini.

Emini me Renovën ka fituar titullin e kampionit të Maqedonisë në sezonin 2009/10 dhe Kupën e Maqedonisë në 2012-ën, kurse 5 vjetë me radhë ka luajtur në garat evropiane.
Futbollisti tetovar thekson se së shpejti do të njoftoj opinionin për të ardhmen e karrierës së tij si futbollist. /portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button