Sërish vidhen lap-topa nga shkollat fillore

Pesëmbëdhjetë kompjuterë lap-top kanë vjedhur hajnat nga hapësirat e shkollës fillore “26 Korriku” në lagjen Shuto Orizare të Shkupit.

Sipas policisë, plaçkitja ndodhi para pesë ditëve, mes orës 16 dhe 19:40. Hajnat, dhunshëm kishin hyrë në shkollë, i morën kompjuterët dhe ishin arratisur. Brenda një muaji, kjo është plaçkitja e tretë e kompjuterëve nga shkollat fillore, ndërsa hajnat deri tani nuk janë zbuluar. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button