Osmani në kundërshtim me VMRO: Propozimi i fundit i Nimetz, nuk ndikon në identitetin

Propozimi i fundit i ndërmjetësit Nimetz për emrin, nuk ndikon në identitetin dhe qytetarët duhet të jenë të informuar për këtë. Debat për bisedimet duhet të ketë në publik, tha Bujar Osmani, zëdhënës i BDI-së në intervistën e së shtunës për 24 Vesti.

Qëndrimet që i tregoi Osmani, ishin të kundërta me mesazhet e VMRO-DPMNE-së, liderit të tyre të koalicionit, se momentalisht nuk ka pse publiku të jetë informuar për idetë e Nimetz.

“Kompromis duhet të arrihet, ndërsa nëse kjo nuk bëhet së shpejti, do të ketë pasoja në vend dhe në rajon. Nuk kërcënohemi, por tërheqim vërejtjen”, tha Osmani.

Intervista me zëdhënësin e BDI-së do të transmetohet në ditarin qendror në 24 Vesti.

Lajme të ngjashme

Back to top button