Tetovë në vend të shatërvanit lule dhe truall (FOTO)

Do të shndërrohet në park unaza në qendër të Tetovës që me planin e kaluar të ish kryetarit të Komunës së Tetovës ishte paraparë të ishte shatërvan.Tash dheu është hedhur në vend dhe shumë shpejtë pritet që i njëjti të mbillet më drunj dhe me lule. 

Xhelal Ceka, drejtor i ndërmarrjes publike komunale Tetova tha se ai si drejtor i NPK-së e ka marrë këtë iniciativë.

“Do ta mbushim me dhe si dhe do të mbjellim lule dhe disa drunj, mendoj se ky do të jetë një projekt i përkohshëm që të mos ri ashtu qendra” tha Ceka.

Kohë më parë kryetarja e komunës së Tetovës Teuta Arifi,paralajmëroi se do të ndryshon planin e qendrës së Tetovës, ku sipas saj, edhe unaza në qendër dhe fontana nuk është zgjidhje efikase që i duhet  Tetovës.

Projektin për rikonstruimin e qendrës së Tetovës, ish kryetari Sadi Bexheti e llogariti si një projekt  të madh ku Tetovën do ta shndërronte në një qytet me pamje evropiane. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button