Sa kohë mund të qëndroni me një të infektuar me COVID-19, por të mos infektoheni?

Kontakt i ngushtë konsiderohet personi i cili është në një distancë prej më pak se dy metra nga një person i infektuar, minimumi 15 minuta brenda 24 orëve, transmeton Panacea.

Sa kohë duhet për tu infektuar nëse jeni afër dikujt që ka koronavirus? Fatkeqësisht, nuk ka një numër magjik të minutave.

Qendra amerikane për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve (CDC) rishikuan kohët e fundit përkufizimin e kontaktit të ngushtë. Më parë, kontakti i ngushtë konsiderohej të ishte një person i cili kaloi të paktën 15 minuta në një distancë prej më pak se dy metra nga një person i infektuar.

Tani ato minuta nuk duhet të jenë të vazhdueshme, në vazhdimësi, domethënë kontakt i ngushtë konsiderohet një person i cili është në një distancë prej më pak se dy metra nga një person i infektuar, minimumi 15 minuta brenda 24 orëve.

Kjo shifër ndryshoi pasi një roje burgu në Amerikë u infektua me koronavirus pas kontakteve të shumta, por të shkurtra me gjashtë të burgosur asimptomatik. Në turnin e tij tetë orësh, ai kishte 22 takime me njerëz të infektuar për një total prej 17 minutash.

A do të thotë se jeni të sigurt nëse kaloni më pak se 15 minuta në total pranë një personi të infektuar? Për fat të keq, jo domosdoshmërish.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button