RMV, Filipçe: Kemi aplikuar për vaksina kundër Kovid-19 për imunizimin e 20% të popullsisë

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, dje gjatë emisionit “Samo Vistina” në televizionin Kanal 5 tha se Maqedonia e Veriut ka aplikuar për vaksina kundër Кovid-19 përmes sistemit Kovaks. Bëhet fjalë për 800, 000 doza vaksinash, që do të furnizojë imunizimin e 20% të popullsisë, njofton Portalb.mk.

“Është sistem i OBSH-së dhe Aleancës Globale të Vaksinimit që lejon që vaksinat nga prodhues të ndryshëm të shpërndahen në mënyrë të barabartë në të gjitha vendet që kanë aplikuar në atë mekanizëm. Të gjitha vendet në rajon dhe Evropë kanë aplikuar dhe kjo është një mënyrë për të pasur qasje në vaksina”, deklaroi Filipçe.

Informacionet e fundit, tha Filipçe, flasin se është në  fazat e fundit hulumtimit për të ashtuquajturat vaksinat Oxford të cilat zhvillohen me kompaninë Astra Zeneca.

“Ne aplikuam përmes mekanizmit Kovaks, për vaksina për 20 përqind të popullsisë. Kjo është 800,000 doza, sepse do të duhen nga dy doza, njëra në fillim dhe pas disa javësh edhe tjetra, në përputhje me njohuritë aktuale për zhvillimin e antitrupave. Siç qëndrojnë njohuritë për përparim, pritet që vaksina të jetë në dispozicion në fillim të vitit të ardhshëm”, tha Filipçe.

Sipas tij Maqedonia e Veriut ka oferta edhe nga dy vende të tjera evropiane që kanë nënshkruar marrëveshje bilaterale me kompaninë, vetëm për vendet anëtare të BE-së. Polonia sipas tij, ka ofruar qasje shesë në një sasi të të caktuar të tyre. Kryeministri i Greqisë gjithashtu kishte shprehur gatishmërinë që si anëtar i Bashkimit Evropian të kërkojë vaksina edhe për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, pasi zakonisht ato shkojnë për vendet anëtare, ndërsa më pas për kandidatët.

Filipçe shpjegoi se vaksina nuk do të jetë e detyrueshme sepse nuk është e përfshirë në kalendar, por do të jetë shumë e rekomandueshme për tu marrë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button