McNamara sfidon dallgën më të madhe në botë

Ky është momenti kur një sërfist amerikan vendos një rekord të ri botëror pasi sfidon dallgën më të madhe në botë.

Legjenda e sërfit, Garret McNamara, vendosi rekordin ndaj valës 30 metra të lartë në bregun e Nazares në Portugali.

Atleti amerikan ka sfiduar një rekord të vendosur nga vetë ai në vitin 2011, pikërisht në këtë vend.

McNamara, 44 vjeç, ka lindur në Masaçusets, por familja e tij është zhvendosur në Havai kur ai ishte 11 vjeç. Plazhi ku u vendos rekordi është shumë i preferuar nga sërfistët për shkak të dallgëve të larta thuajse në çdo periudhë të vitit. Rekordi i tij i mëparshëm ishte për një dallgë 23 metra të lartë.

Ai e mori çmimin zyrtarisht, pasi ia njohu agjencia e specializuar për këtë çështje. Megjithatë ai nuk u ndal në kërkim të adrenalinës dhe rrezikut.

Lajme të ngjashme

Back to top button