Fyle: Keq që çështjet vendore vihen mbi zgjerimin evropian

“Kur fillova ta punoj këtë punë, prisja që ajo më së tepërmi të përbëhet në trysninë e vendeve anëtare që ta mbajnë procesin, e në vend të kësaj u bëj shtypje vendeve kandidate që t’i zbatojnë reformat. Shumë keq është ajo që partnerët tanë të Ballkanit Perëndimor i vendosin çështjet vendore prapa zgjerimit dhe integrimit evropian. Këtë sot evrokomesari për Zgjerim të BE-së, Stefan Fyle, e theksoi në takimin për Ballkanin Perëndimor, në organizim të Partisë Popullore Evropiane (PPE).

“Së pari, s’ka disponim mes vendeve anëtare  që të importohen çështje të hapura në BE, së dyti s’ka disponim tek vendet anëtare të lejohet që çështjet bilaterale të shpërthejnë gjatë negociatave për aderim. Andaj kemi diskutim bazik me partnerët e Ballkanit Perëndimor për listën e çështjeve të hapura konkrete dhe në agjendën tonë të sivjeme është gjetja e mënyrës se si në mënyrë paralele me procesin e aderimit të zgjidhen edhe këto çështje, me ndihmë të arbitrazhës si në rastin me Slloveninë dhe Kroacinë, e këtu është edhe Gjykata Evropiane e Drejtësisë në Hagë, theksoi Fyle.

Në takimin në Parlamentin Evropian, Fyle theksoi se vendet kandidate duhet të punojnë në obligimet që dalin nga konkluzionet e samitit të dhjetorit të BE-së, ndërsa Maqedoninë e porositi që të tregojë progres në politikën ndaj fqinjëve.

Mes tjerash, evrokomisari për Zgjerim theksoi se viti 2013 është vit i mrekullueshëm për fillimin e negociatave. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button