Një person ka humbur jetën në sulmin e sotëm terrorist në Vjenë
Policia e Vjenës ka njoftuar se gjatë sulmit të sotëm terrorist jetën e ka humbur një person, ndërsa disa të tjerë kanë marrë plagë të rënda. Njoftohet se midis të plagosurve gjendet edhe një oficer policie dhe se sulmuesit e armatosur kanë filluar sulmin në gjashtë lokacione të ndryshme.
00:07 -Të paktën një person është vrarë dhe disa persona të tjerë janë plagosur rëndë pas të shtënave në Vjenën qendrore, njofton policia, transmeton BBC.
Kancelari austriak Sebastian Kurc e quajti këtë sulm një “sulm të neveritshëm terrorist” dhe tha se një i armatosur vrarë.
Mes të plagosurve është edhe një oficer policie. Policia potencon se disa sulmues të armatosur me pushkë filluan sulmin në gjashtë lokacione të ndryshme.
Disa persona, përfshirë kalimtarët, janë dërguar në spital për të cilët raportohet se janë plagosur rëndë, raporton ORF.
22:00 – Disa persona është raportuar të jenë plagosur në qendër të Vjenës, si pasojë e të shtënave me armë zjarri, ka thënë policia të hënën përmes një postimi në rrjetin social, Twitter, pasi një e përditshme ka raportuar për një sulm në një sinagogë, transmeton REL.
“Ka pasur të shtëna me armë zjarri në qendër – ka persona të plagosur – rrini larg vendeve publike dhe transportit publik”, ka thënë policia.
Incidenti ka ndodhur afër sheshit Schwedenplatz.
Ministri i Brendshëm, Karl Nehammer, ka thënë se sulmi i së hënës besohet se është terrorist.
“Në këtë moment mund të konfirmoj se besojmë që duket se kemi një sulm terrorist”, ka thënë ai.
Policia e Vjenës u ka bërë thirrje njerëzve që të mos shpërndajnë video dhe fotografi nëpër rrjetet sociale.
“Kjo gjë rrezikon forcat policore si dhe popullsinë civile”, ka thënë ajo përmes një postimi në Twitter.
Shots fired in the Inner City district – there are persons injured – KEEP AWAY from all public places or public Transport – don't share any Videos or Fotos!
— POLIZEI WIEN (@LPDWien) November 2, 2020