Një tërmet i fuqishëm ka tronditur Turqinë dhe Greqinë (VIDEO)
Një tërmet i fuqishëm në Detin Egje ka tronditur Turqinë dhe Greqinë. Ministri i brendshëm i Turqisë tha se gjashtë ndërtesa në provincën perëndimore të Izmirit u shkatërruan, raporton AP. Guvernatori i Izmirit tha se nuk kishte asnjë informacion të menjëhershëm për viktima të mundshme.
Organi për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave të Turqisë tha se tërmeti i së premtes kishte një magnitudë 6.6 të shkallës të Rihterit, shkruan REL.
Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare tha se tërmeti kishte magnitudë prej 6.9 shkallësh me një epiqendër 13 kilometra në verilindje të ishullit grek të Samos. Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara njoftoi për një fuqi 7.0 shkallë të Rihterit.
Greece-Turkey #earthquake :Huge 7.0-magnitude tremor felt across both countries #izmir #deprem pic.twitter.com/BDTNQ9J2vb
— Earth News LIVE? (@_EarthNewsLIVE) October 30, 2020
Mediat turke shfaqen pamje të rrënojave të një ndërtese shumëkatëshe në Izmirin qendror, dhe njerëz që ngjiteshin në të për të arritur tek ekipet e shpëtimit. Pamjet tregonin edhe për tym në disa pika në Izmirin qendror.
Mediat turke thanë se tërmeti u ndje në të gjithë rajonet e Egjeut dhe Marmaras, ku ndodhet edhe qyteti i Stambollit. Guvernatori i Stambollit tha se nuk ka raporte për dëme.
Tërmeti u ndje gjithashtu në të gjithë ishujt lindorë grekë, dhe madje edhe në kryeqytetin e Greqisë, në Athinë. Mediat greke thanë se banorët e Samos dhe ishujve të tjerë u larguan nga shtëpitë e tyre. Nuk ka raportime të menjëhershme për të plagosur.
#izmir #earthquake Hits Turkey’s Aegean Coast, Buildings Collapse#deprem pic.twitter.com/OvzuuIBxn8
— Earth News LIVE? (@_EarthNewsLIVE) October 30, 2020